Dortmund është ekipi i radhës që pret biletën për në çerekfinale. Verdhezinjtë fituan 1-2 në “Stade Pierre-Mauroy” në ndeshjen e kthimit ndaj Lille.
Vendasit gjetën golin që në minutën e pestë, pas një kundërsulmi të shpejtë Ismaily asiston për Jonathan David, topi i goditur nga sulmuesi i Lille përfundon mes këmbëve të portierit të Dortmund, i cili mund të bënte shumë herë më mirë në atë rast. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Lille.
Verdhezinjtë barazojnë shifrat në minutën e 53-të me Emre Can, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, që u fiitua nga Guirassy.
Goli i avantazhit për Dortmund erdhi në minutën e 64-të me Maximilian Beier. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Dortmund kualifikohet kështu në çerekfinale ku i pret Barcelona.







