Dortmund siguron biletën për në Champions falë Eintracht Frankfurt, Leipzig jashtë Europës

17 Maj 2025
17:23
Telesport
back button

Është mbyllur sot sezoni 2024-2025 i Bundesligës, ku tashmë janë përcaktuar të gjitha verdiktet. Bayern fiton titullin kampion, bavarezët e drejtuar nga Vincent Kompany e mbyllin në vendin e parë me 82 pikë. Sot fituan në transfertë 0-4 ndaj Hoffenheim, me golat e Olise, Kimmich, Gnabry dhe Kane.

Leverkusen e drejtuar sot për herë të fundit nga Xabi Alonso e mbyll në vendin e dytë. Vëmendja në javën e fundit ishte te dy sfidat: Freiburg-Eintracht Frankfurt dhe Dortmund-Holstein Kiel. Freiburg edhe pse kaloi e para në avantazh u mposht 1-3 nga Eintracht, duke mbetur jashtë zonës Champions.

Dortmund bën detyrën duke fituar 3-0 dhe falë edhe “dhuratës” nga Eintracht siguron biletën për në Champions. Të mendosh që para disa javësh, Dortmund renditej në vendin e 10-të dhe vendi i katër dukej një mission i paarritshëm, por javët e fundit verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac kanë qenë fantastikë, duke korrur 4 fitore rresht. Zhgënjimi i këtij sezoni mund të quhet Leipzig, i cili e mbyll në vendin e 7-të dhe mbetet jashtë Europës. Leipzig u mposht sot në fushën e vet 2-3 nga Stuttgart.

Kualifikohen për në Champions League: Bayern, Leverkusen, Eintracht Frankfurt, Dortmund
Kualifikohen për në Europa League: Freiburg, Arminia Bielefeld (fituese e Kupës së Gjermanisë)
Kualifikohet për në Conference League: Mainz

Vendi i 16-të: Heidenheim shkon në play-out ku do ndeshet me vendin e renditur i treti në Bundesliga 2
Dy ekipet që bien nga Kategoria dhe do të luajnë në Bundesliga 2: Holstein Kiel dhe Bochum

Lajme të tjera

Lajmet e fundit