“Duhet diçka e jashtëzakonshme”, drejtuesi paralajmëron City-n: Deri tani s’kemi parë asgjë

12 Janar 2025
13:36
Telesport
back button

Drejtuesi i Eintracht Frankfurt Markus Krosche mbetet me shpresë për të mbajtur Omar Marmoush.

Sulmuesi egjiptian është objektivi i janarit për Manchester Cityn, ndonëse të shtunën realizoi golin e fitores ndaj St Paulit.

Dhe Krosche mbetet me shpresë për të mbajtur lojtarin këtë muaj.

Ai tha: “Pres që Omar të luajë kundër Freiburgut gjithashtu të martën.

“Nuk mund ta them këtë me 100 për qind siguri (që nuk ishte ndeshja e fundit e Marmushit). Por qëllimi është të vazhdojmë së bashku, nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme.

“Deri më tani nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit