Juventus po punon për të finalizuar sa më shpejt dy përforcimet e para për sezonin e ri, të cilat do të vijnë nga Madridi. La Gazzetta dello Sport zbulon se Juventus është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Atletico Madridin për Alexander Sorloth.
Bardhezinjtë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin norvegjez. Tani mbetet të gjehet dakordësia mes dy klubeve. Përveç Sorloth, Juventus synon dhe një goditje tjetër në Madrid, por këtë herë te Reali.
Objektivi i bardhezinjve është Brahim Diaz. Marokeni luajti një rol dytësor në sezonin e fundit dhe duket se është i vendosur për largimin nga “Los Blancos”. Këtë javë pritet të ketë një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Juventusit dhe atyre të Real Madridit, për të diskutuar për këtë transferim të mundshëm.







