Liverpool-Leicester ka dhuruar 2 shtylla dhe 2 gola në 45′ e para. Ishin miqtë ata që shënuan të parët me Ayeë teksa më pas “Reds” provuan të reagonin por dy herë u ndalën nga shtylla “armike”, fillimisht me Robertson që me kokë goditi brenda zonës dhe më pas Salah që provoi me harkim por topi sërish u stampua në kryqëzimin e dy shtyllave. Megjithatë, mendoi Gakpo të shënonte një gol të bukur në fund të pjesës së parë duke kthyer barazpeshën.