E bujshme nga Anglia, zbulohet guruja VIP që qëndron pas dopingut të Pogba

7 Maj 2024
11:00
Alfred Lleshi
back button

Zbulimi i ri i bujshëm për rastin e dopingut të Paul Pogba vjen nga Anglia. Kompania e mirëqenies me bazë në SHBA, “10X Health Systems” raportohet se është përfshirë në çështjen rreth testit pozitiv të dopingut të francezit pas Udinese-Juventus 0-3, me mesfushorin francez të pezulluar për 4 vite.

Paul rezultoi pozitiv për DHEA, një substancë e ndaluar që rrit testosteronin dhe aktualisht është duke përgatitur apelimin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Sipas tabloidit, “10x Health Systems” qëndron pas administrimit të pilulave të ndaluara.

Në fakt thuhet se ka disa prova fotografike me emrin e kompanisë në fjalë, të raportuar në të paktën një shishe me pilula të marra nga mesfushori francez. Bashkëthemeluesi dhe biologu kryesor i kompanisë është Gary Brecka, i njohur gjerësisht si një “guru i shëndetit”, i cili në karrierën e tij është marrë me yje të futbollit ndërkombëtar si Cristiano Ronaldo dhe David Beckham.

Pogba, në deklaratat e tij kishte pohuar se Carrie Carda, e njohur si mjeke në “10x Health Systems”, i kishte administruar pilulat atij. Në fakt, në etiketën e njërës prej shisheve do të kishte një tjetër provë falë shkrimit qartësisht të dukshëm “Prescribed by Carrie Carda”. Në çdo rast, të gjithë përfaqësuesit e kompanisë shëndetësore dhe vetë Paul Pogba nuk kanë pranuar të bëjnë komente të mëtejshme për rastin.

Substanca e administruar te Pogba është përforcuese e testosteronit “ALFA 10X”. Në faqen zyrtare të kompanisë, në fletën e të dhënave të produktit, specifikohet: “Një dhuratë e fuqishme nga Azia Juglindore që mban çelësin e një morie përfitimesh. Vitalitet më i madh, burrëri dhe performancë fizike superiore. Rritje e forcës së brendshme, ‘10X Alpha’ promovon zhvillimin e muskujve, rrit aftësinë fizike dhe promovon nivelet optimale të testosteronit”.

Në faqen zyrtare të kompanisë, gjithsesi, ka një sqarim në lidhje me natyrën e substancave të përdorura dhe jo vetëm: “Në sistemin shëndetësor, besojmë se suksesi i 10X është rezultat i njohurive të duhura, punës së palodhur dhe këmbënguljes”.

Më pas vazhdohet me një mesazh emblematik: “Ju lutemi, vini re se disa nga shërbimet dhe produktet tona nuk janë vlerësuar dhe/ose miratuar nga FDA. Ne do t’ju ndihmojmë me kënaqësi udhëtim drejt mirëqenies optimale”. Referenca është për organin qeveritar që merret me rregullimin e produkteve farmaceutike dhe jo vetëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit