Juventusi kërkon 70 milionë euro për objektivin e Arsenal-it, Dusan Vlahovic, sipas Caught Offside.
Topçinjtë e njdekin prej kohësh sulmuesin serb dhe më parë kanë qenë të lidhur me një lëvizje për lojtarin.
Klubi londinez është në kërkim të një numri të ri 9 përpara vitit 2025, mes formës së dobët të Gabriel Jesus. Mikel Arteta me sa duket ishte i prirë për të marrë Benjamin Sesko këtë verë, por Leipzig rezistoi.
Slloveni që atëherë ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin e Bundesliga-s deri në vitin 2029 dhe largimi i tij nga Red Bull Arena nuk do të jetë i lehtë. Arsenali po shqyrton alternativa dhe ka Vlahovic në shënjestër.
24-vjeçari ka qenë në një formë të mirë këtë sezon me bardhezinjtë, duke regjistruar 10 gola dhe dy asiste në 18 ndeshjet e luajtura deri tani në total.
Topçinjtë me sa duket po i ndjekin me vëmendje paraqitjet e tij, së bashku me Manchester United, Chelsea dhe Manchester City.