“Problemi i Milan-it?”, Fonseca: Është i njëjti me vitin e kaluar

14 Dhjetor 2024
18:40
Telesport
back button

Trajneri i Milan-it, Paulo Fonseca, është kthyer të flasë për problemet e ekipit në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes kundër Genoa-s.

“Më kanë sjellë këtu për të ndryshuar mënyrën e lojës. Kam ardhur me 15 lojtarë këtu, kemi shkuar në Amerikë me 15 lojtarë dhe shumë të rinj: nuk ishin lojtarët kryesorë, që ishin me kombëtaret.

“Jemi stërvitur, kemi bërë gjërat siç duhet, dhe gjithçka ka shkuar mirë. Lojtarët kryesorë kanë ardhur 8 ditë para fillimit të kampionatit. Në 8 ditë nuk mund të ndryshosh shumë.

“Më pas ka qenë e vështirë të stërvitemi, luajmë çdo tri ditë. Hapat që dua të hedh unë kanë nevojë për kohë. Megjithatë, mendoj se kemi ndryshuar gjëra të rëndësishme dhe kemi bërë ndeshje të mira.

“Më duket se ku skuadra mendon se ka një ndeshje të lehtë, si ajo kundër Crvena Zvezda-s, bëhet mendjemadhe. Ky është problemi.

“Jam kthyer mbrapa në kohë dhe kam parë dhjetë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar dhe kam parë se thuhej e njëjta gjë: nuk ka ndryshuar. Flitej për mentalitetin e ekipit, si tani.

“A do të luajë Theo nesër? Nesër do të luajë skuadra që unë mendoj se është më e mira për të fituar. Kam mbështetjen e klubit, si gjithmonë.

“Kritikat publike? Unë them gjithmonë të vërtetën, është e vështirë ta fsheh atë që dëgjoj pas një ndeshje. Mendoj se duhet të jem gjithmonë i ndershëm. besoj se janë mesazhe të rëndësishme që duhen dhënë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit