E duan Milan-i, City dhe Inter-i. Talenti i Serisë A: “Mund të mos jetë një gjë e mirë”

14 Mars 2025
16:44
Telesport
back button

Mesfushori i Torinos, Samuele Ricci thotë se nuk do ta lejojë veten të ndikohet nga zërat e merkatos.

Italiani është vënë në shënjestër nga Manchester City, Inter dhe Milan këtë sezon.

Ricci tha për DAZN: “Ka shumë zëra dhe kushdo do të ishte i lumtur, por është e rëndësishme të përqendrohem në atë që po bëj.

“Nëse ndikohesh nga zërat e merkatos, bëhet problem, sepse humbet fokusi. Është mirë (që ka zëra), por mund të jetë edhe keq, varet se si i trajton dhe kush je si person”.

Kontrata e Ricci me Torinon zgjat deri në verën e vitit 2028.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit