E.LEAGUE: Napoli përmbys Legia-n dhe merr kreun e grupit (Video)

4 Nëntor 2021
20:41
Denis Hakanaj
back button

Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë në javën e katërt të Europa League.

Rrahmani me shokë kanë mundur 2-1 Legian e Lirim Kastratit, Jurgen Celhakës dhe Ernest Muçit në Varshavë.

Ka qenë një fitore me përmbysje për skuadrën e Spalletti-t, duke parë se vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 pas golit të shënuar nga Emreli në minutën e 10-të.

Përmbysja e miqve ka ardhur në pjesën e dytë me penalltitë e Zielinski-t (51′) dhe Mertens (75′).  Lozano (79′) dhe Ounas (90′) kanë kompletuar pokerin e italianëve.

Polaku i Axurrëve është bërë lojtari i parë që ka shënuar në secilin prej katër sezoneve të Napoli-t në Europa League.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Rezultatet e ndeshjeve të orës 18:45

Lajme të tjera

Lajmet e fundit