E. League: Spartaku i Moskës përmbys Napoli-n, Legia e shqiptarëve mposht Leicester dhe “arratiset”

30 Shtator 2021
20:51
Denis Hakanaj
back button

Janë mbyllur ndeshjet e orës 18:45 të javës së dytë të Europa League.

Napoli ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi kundër Spartakut të Moskës. Skuadra e Spalletti-t është mundur 3-2 me përmbysje dhe ka zbritur në vendin e tretë të Grupit C me 1 pikë në dy ndeshje.

Gjithçka ka nisur mirë për vendasit, me Elmas që ka gjetur golin e vantazhit pas vetëm 11 sekondash lojës. Ndeshja ka ndryshuar në minutën e 30-të, pas kartonit të kuq të marrë nga Rui për ndërhyrje të rrezikshme.

Rusët kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë me golat e Promes (55′, 90′) dhe Ignatov (81′). Barazia numerike në fushë është vënë tetë minuta para fundit të kohës së rregullt, me Caufriez që ka marrë kartonin e dytë të verdhë. Osimhen ka fiksuar shifrat në 3-2 në minutën e 94-t.

Grupi i Napoli-t kryesohet nga Legia e Celhakës, Kastratit dhe Muçit.  Ekipi polak ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 kundër Leicester falë një goli të Emreli në minutën e 31-të.

Celhaka dhe Muçi e kanë ndjekur nga stoli suksesin e Legia-s, ndërsa Kastrari është aktivizuar në minutën e 70-të.

Standings provided by SofaScore LiveScore
Rezultatet e ndeshjeve të orës 18:45

Standings provided by SofaScore LiveScore

Standings provided by SofaScore LiveScore

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit