E ndjek edhe Barcelona, Inter kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për yllin 50 milionë eurosh

30 Maj 2026
20:47
Telesport
back button

Inter pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në skuadër gjatë merkatos së verës për sezonin e ri. Së pari, zikaltrit i kanë dërguar ofertë zyrtare Liverpool-it për mesfushorin Curtis Jones.

Një tjetër objektiv i madh i zikaltërve është dhe mbrojtësi i djathtë, Marco Palestra, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në Serie A, te Cagliari, ku ishte i huazuar. Tani është rikthyer sërish tek Atalanta.

Sipas Gazzetta dello Sport, duke ditur interesin e madh të Barcelonës për anësorin 21-vjeçar, Inter kërkon të nxitojë dhe të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Atalantën.

Klubi bergamask dihet që është shumë i vështirë në negociata dhe rruga e vetme që Inter të sigurojë shërbimet e Palestra, është të paguajë klauzolën e vendosur për të që është 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit