E pabesueshme!!! Ambulanca në pistë gjatë garës me motorë, evitohet tragjedia (video)

21 Mars 2023
11:17
Telesport
back button

E pabesueshme ajo që ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në Amerikë. Në pistën e Roebling Road një garë me motorë ka rrezikuar të përfundojë në tragjedi për shkak të një ambulance.

Në mesin e garës, një ambulancë ndodhej duke ecur përmes pistës në momentin që një pilot me shpejtësi po kalonte aty. Ambulanca sapo kishte dalë nga korsia e bokseve kur piloti po kalonte.

Falë reflekseve të jashtëzakonshme, piloti evitoi kontaktin me ambulancën, duke ecur për disa metra jashtë pistës, në bar dhe më pas u rrëzua. Për fat rrëzimi ishte pa pasoja edhe pse u mundua që ta mbajë motorin në këmbë.

Kjo është arsyeja se prëse pilotët europianë nuk vijnë të garojnë këtu. Nuk e kuptoj se çdo ajo ambulancë në pistë në mesin e garës. Ebsurde, nuk e kisha parë ndonjëherë një gjë të tillë”, tha Brandon Paasch, fituesi i garës 200 milje në Daytona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit