E turpshme për Barcelonën, “Camp Nou” përmbytet pas rinovimit 1.5 miliardë eurosh (video)

26 Janar 2026
11:41
Alfred Lleshi
back button

Barcelona fitoi 3-0 ndaj Real Oviedo, por ndeshja e së dielës do të mbahet mend për një tjetër arsye: “Camp Nou”, sapo i përfunduar rikonstruksioni 1.5 miliardë eurosh, u përmbyt nga një shi i fortë. Tribuna e shtypit, ende pa mbulesë të plotë, u pushtua e tëra nga uji, duke nxjerrë në pah mangësitë e ndërtimit pas më shumë se një viti e gjysmë pune.

Pamjet, videot dhe fotografitë që qarkulluan në rrjetet sociale treguan përmbytje në disa pjesë të stadiumit, duke krijuar një situatë turpëruese dhe ironike për Barcelonën. Rinovimi, që fillimisht ishte parashikuar me 800 milionë euro, u dyfishua dhe përfundoi rreth 1.5 miliardë euro, pa përfunduar plotësisht, por klubi vendosi të rikthehet aty për ndeshjet si pritës.

Disa komentues theksuan ironikisht se stadiumi i ri u tregua si çdo stadium periferik kur u përball me shiun dhe stuhinë, duke rihapur polemikat mbi mënyrën dhe shpenzimet e rinovimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit