Egnatia fiton mes zjarrit ndaj Tiranës, Partizani “viktima” e radhës e Elbasanit

20 Shtator 2025
21:04
Telesport
back button

Kanë përfunduar dy sfidat e parë për javën e katërt të Abissnet Superiore. Në Rrogozhinë, kampionia në fuqi bëri detyrën më së miri duke fituar 2-0 ndaj bardhebluve. Në minutën e 28-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe topit të nisur nga portieri Dajsinani, Fernando Medeiros asiston për Buric, kroati dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Egnatian.

Në fillim të pjesës së dytë, vendasit dyfishuan shifrat me Alessandro Albanese, sulmuesi me origjinë arbëreshe shënoi një supergol nga distanca. Në minutën e 55-të, Egnatia shënon golin e tretë pas kombinimit Ndreca-Fernandes, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.

Një minutë më pas, grupimi “Tirona Fanatics” i vënë zjarrin stadiumit në shenjë proteste ndaj presidentit të bardhluve, Refik Halili. Loja rifillon pas 7 minutash ndërprerje. Në minutat e fundit, Tirana luan me 10 lojtarë. Marku ndëshkohet me karton të kuq pas faullit ndaj Grudës. Egnatia fiton 2-0 dhe renditet në vendin e dytë me 7 pikë dhe zhyt Tiranën në fund.

Partizani është mposhtur 0-1 nga Elbasani në “Arenën e Demave”.

Verdheblutë zhbllokuan shifrat në minutën e 36-të, ku goditja e Kristi Qoses devijohet në rrjetë nga Fation Bunjaku. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Elbasanin.

Në minutën e 60-të, vështirësohen akoma edhe më shumë gjërat për Partizanin, ku Alban Bytyçi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë të kuqtë me 10 lojtarë në fushë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Elbasnai fiton 0-1 dhe kryeson renditjen me 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit