Ekipet shqiptare “poker” fitoresh në raundin e dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti“

8 Dhjetor 2025
9:42
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti“ në volejboll për meshkuj. Të katërta ekipet e Superligës shqiptare kanë dalë fituese në ndeshjet e luajtura ndaj rivalëve nga Kosova.

Në Grupin A, Partizani fitoi 3-0 (25-17, 25-21, 25-16) ndaj Skënderbeut të Kosovës. Ndërsa skuadra e Vllaznisë fitoi 3-2 ndaj Ferizaj (25-20, 20-25, 22-25, 25-15, 15-13). Skuadra shkodrane udhëheq renditjen me 5 pikë.

Në Grupin B, Tirana dhe Skënderbeu udhëheqin renditjen me nga 6 pikë të plota. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj Pejës (25-12, 25-17, 25-17), ndërsa korcarët mundën 3-1 Dritën (25-21, 18-25, 25-19, 25-22).

Liga “Gjergj Kastrioti”-Meshkuj Grupi A (java 2)

Partizani – Skëndebeu Kos, 3-0

Ferizaj – Vllaznia, 2-3

Renditja: Vllaznia 5 pikë, Partizani 4 pikë, Ferizaj 3 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.

Liga “Gjergj Kastrioti”-Meshkuj Grupi B (java 2)

Skënderbeu – Drita, 3-1

Peja – Tirana, 0-3

Renditja: Tirana 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Peja 0 pikë, Drita 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit