Ekipi i Serbisë ka mbërritur në “Arenën Kombëtare” nën masa të rrepta sigurie, ku është shoqëruar nga një numër i madh i Forcave të Rendit. Sigurisht që nuk kishte si të mungonte “përshëndetja” e tifozëve shqiptarë. SHIHVIDEON
Për kuqezinjtë kjo është ndeshja e tretë për këtë edicion. Ndeshjen e parë në grup humbëm 2-0 ndaj Anglisë, në ndeshjen e dytë fituam 3-0 ndaj Andorrës. Për Serbinë kjo është ndeshja hapëse për këtë edicion kualifikuesesh.
“Arena Kombëtare” do jetë e tejmbushur plot sot në kapacitetin e saj maksimal, ku sigurisht që janë shitur të gjitha biletat dhe ka pasur mijëra kërkesa të tjera.







