Eliminimi i PSG, zbulohet mesazhi i Florentino Perez për Mbappe

8 Maj 2024
17:15
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain u eliminua nga Champions League të martën në mbrëmje pas humbjes me rezultatin e përgjithshëm 2-0 ndaj Borussia Dortmundit dhe Kylian Mbappe thuhet se ka marrë një telefonatë të veçantë.

Ndeshja ishte fundi jozyrtar i rrugës me PSG-në për Kylian, pasi kjo do të thotë se ai nuk mund të fitojë më Champions League para largimit të tij të afërt këtë verë.

Nuk është një sekret që francezi do t’i bashkohet Real Madridit sezonin e ardhshëm pasi tashmë ka një marrëveshje mes dy palëve.

Sipas gazetës spanjolle, Defensa Central, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, thuhet se i ka telefonuar Mbappe-së mbrëmë pasi skuadra e Luis Enrique u eliminua dhe i ofroi ngushëllimet e tij.

Sipas medias spanjolle, Perez ka thënë: “Shpresoj se mund të jemi në Wembley. Do të kishte qenë kënaqësi të luanim kundër teje'”.

Të dy palët nuk pritet të shpallin marrëveshjen e tyre deri pas sezonit, edhe pse BBC Sports pretendoi se një njoftim do të bëhej pasi një nga ekipi të eliminohej nga Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit