EUROPA LEAGUE: Eliminuan Prishtinën, Rangers stërvitet në… Gjibraltar (VIDEO)

9 Korrik 2019
20:20
Anton Cicani
back button

Që skuadra e St Joseph's i shte një ekip thuajse amator, kjo u pa edhe në dy ndeshjet ndaj Prishtinës, që megjithatë u turpërua duke u eliminuar në Gjibraltar! Ekipi i  Mirel Josës do të ndeshjej me Rangers në turin e parë kualifikues, por e humbi këtë shans.

Kështu, ekipi i  Steven Gerrard ka shkatërruar që në sfidën e parë ekipin e St Joseph's, duke shënuar katër gola në pjesën e dytë. Të shumtë tifozët skocezë që kishin udhëtuar për të ndjekur sfidën.

Në pjesën e parë, ekipi vendas rezistoi, por në pjesën e dytë nuk pati histori, ndërsa golat erdhën edhe si pasojë e amatorizmit të portierit vendas, të paktën dy të tillë.

Kështu, ndeshja e kthimit kthehet në stërvitje për skocezët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit