Enzo Fernandez, pas përmbysjes epike ndaj Egjiptit: Jemi një grup i jashtëzakonshëm

8 Korrik 2026
7:50
Alfred Lleshi
back button

“Jemi një grup i jashtëzakonshëm. Edhe në vështirësi qëndrojmë gjithmonë të bashkuar”. Kështu u shpreh Enzo Fernandez pas fitores 3-2, me përmbysje epike, të Argjentinës ndaj Egjiptit në 1/8-at e Botërorit.

Mesfushori i Chelsea, autor i golit të fitores me kokë në minutat shtesë, tha: “Kam ëndërruar t’i përjetoja këto momente që nga Botërori i Katarit. E vërteta është se shokët e mi të skuadrës kanë një cilësi të jashtëzakonshme”.

© Getty Images

Lionel Messi pati mundësinë të barazonte që në fillim, por humbi një penallti pasi goditja e tij u prit nga portieri egjiptian Shobeir. Penalltia u akordua pasi Tagliafico u pengua në zonë nga Hassan.

Me këtë gabim, Messi u bë futbollisti i parë që humbet dy penallti radhazi (pa llogaritur seritë e penalltive pas kohës shtesë) në të njëjtin Botëror. Në total, ai ka humbur 4 penallti në Kupat e Botës, një rekord negativ në karrierën e tij në këtë kompeticion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit