Argjentina përmbysi Egjiptin brenda vetëm 12 minutave dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit. Pas vërshëllimës së fundit, kampionët në fuqi festuan në fushë dhe në tribuna, ndërsa në qendër të festës ishte Lionel Messi.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Reaguam mirë dhe u bashkuam si skuadër. Ky është Botërori, çdo ndeshje mund të jetë e tillë. Jam i lumtur për shokët e kombëtares, për familjen time dhe të gjithë ata që na ndoqën nga shtëpia”, – tha kapiteni i Argjentinës.
Messi shtoi: “Nuk është kurrë e lehtë të përmbysësh një disavantazh prej dy golash. Ky grup nuk dorëzohet kurrë, luftojmë deri në fund. Patëm edhe fat me golin e Romeros, më pas erdhi edhe tjetri dhe arritëm ta rikuperonim ndeshjen. Ishte diçka e çmendur, por jam vërtet shumë i lumtur, sidomos për njerëzit që tani mund të festojnë kualifikimin tonë në turin tjetër”.








