“Erdhën gjermanët”, tifozët e Frankfurtit pushtojnë Romën me aleatë… italianë!

12 Dhjetor 2018
16:11
back button

Një pushtim gjerman, kështu mund të quhet ajo që do të ndodhë nesër në Romë, për ndeshjen e Europa League mes Lazio-s e Eintracht Frankfurtit.

Në Romë ka mobilizim total të forcave të rendit, sepse në ndeshjen e vajtjes u regjistruan shumë probleme në Frankfurt dhe nesër në Romë priten më shumë se 9000 tifozë, prej të cilëve 400 janë tifozë të grupimeve ultras, që do të shkojnë në Itali me trena, aeroplanë, autobusë e vetura.

Ndërkaq, po flitet se në Romë do të jenë edhe tifozë të Atalantës, të cilët janë të binjakëzuar me ata të Frankfurtit.

Frankfurti ka tifozë të veçantë, sepse udhëtojnë me mijëra në transfertat europiane dhe krijojnë koreografi spektakolare. Ajo që habit në këtë rast është se sfida Lazio-Eintracht nuk ka rëndësi, sepse të dyja palët janë kualifikuar, por është e qartë që tifozët gjermanë udhëtojnë për të qenë pranë ekipit, pak rëndësi ka ndeshja.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit