Leo Messi ishte protagonisti kryesor me tre gola të shënuar në fitoren e Argjentinës 3-0 ndaj Algjerisë, në ndeshjen e parë për këtë Kupë Bote. Leo Messi & Co. e filluan në mënyrën e duhur misionin për të mbrojtur kurorën e kampionit në fuqi.
Lëvdatat për “Pleshtin” kanë qenë të shumta pas këtij takimi, por ai që i ka vënë vulën të gjithave ka qenë legjenda e Brazilit dhe futbollit botëror, Fenomeni Ronaldo.
“Është koha që bota të ndalojë së fshehuri dhe të pranojë faktin se ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ai vazhdon të performojë çdo sezon dhe të shkëlqejë edhe në Kupën e Botës, megjithatë ka ende dyshime për të. Është një natë e paharrueshme, që do të hyjë në histori përgjithmonë.
Çdo herë që Messi hyn në fushë, gjithçka tjetër bëhet historike dhe elegante”, tha Ronaldo.







