“Është një ëndërr për mua”, Gjimshiti: Ja çfarë duhet të bëjmë kundër Leverkusen

21 Maj 2024
19:00
Denis Hakanaj
back button

“Këto janë emocione të bukura, ne jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu. Kjo nuk ndodh çdo ditë dhe ka qenë një ëndërr që kur keni qenë fëmijë”.

Kështu ka folur kapiteni i Atalantas, Berat Gjimshiti, për Sky Sport në prag të finales së Europa League në Dublin kundër Bayer Leverkusen.

“Të jesh kapiten është një krenari e madhe, do të na mungojë Marten (De Roon), por do të varet nga ne që të luajmë si ai. Unë do të jem kapiten, por ka shumë prej nesh në ekip që jemi kapiten. Luajmë së bashku dhe fitojmë së bashku”, shtoi ai.

“Pikat e dobëta të Bayer-it? Nuk duhen shumë fjalë, ata nuk humbën asnjë ndeshje dhe fituan me meritë Bundesligan. Ata janë një ekip i madh me individualitete të mira.

“Dy vite më parë ne u përballëm me ta, tani me Xabi Alonson ata luajnë të gjithë së bashku dhe janë shumë të shpejtë në kundërsulm”, shpjegoi ai.

“Kushdo që e njeh Atalantan e di se mbrojtja fillon me presingun e sulmuesve. Dhe kur ne sulmojmë ne e fillojmë nga mbrojtësit. Do të jetë një ndeshje e vështirë: ata janë të shpejtë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Do të duhet të jemi kompakt. Çdo gabim në finale mund të na kushtojë shtrenjtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit