“Është një lojtar cilësor”, Ausilio për yllin e rivalëve: Mund të konfirmoj një gjë

8 Maj 2024
17:21
Denis Hakanaj
back button

Albert Gudmundsson është një nga emrat më të kërkuar në Itali dhe jashtë saj. Ylli i Genoa-s ka përfunduar edhe në shënjestrën e Inter-it. Në lidhje me të ka folur edhe drejtori sportiv i zikaltërve, Ausilio.

“Nëse i kemi kërkuar Gudmundsson të marrë kohë? Është një lojtar cilësor dhe e konfirmoj, pëlqehet nga shumë klube, Genoa ka bërë një punë të mirë që e ka marrë.

“Ne jemi në rregull në këtë moment në atë repart, duhet të bëjmë disa vlerësime për Sanchez, është afër skadencës së kontratës, por kjo nuk do të thotë se është e sigurt se do të largohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit