“Është trajneri që i duhet”, Costacurta këshillon Milan-in: I shkëlqyer

5 Maj 2024
11:40
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Milan-it, Billy Costacurta, ka thënë se kuqezinjtë duhet të marrin trajnerin e Porto-s, Sergio Conceicao, në vend të Ppioli-t .

Edhe trajneri i lille, Paulo Fonseca, është mes kandidatëve për të drejtuar Djallin sezonin e ardhshëm.

Costacurta tha për Sky Italia: “E kuptoj interesin ndaj Conceicao-s më s humë se atë ndaj Fonseca-s. E  kaam akoma në mendje se çfarë bëri Porto e tij ndaj Arsenal-it, skuadra që luan futbollin më të mirë në Europë.

“Është një trajner i shkëlqyer dhe mund të qëndrojë gjatë te Milan-i. Unë jetoj në Milano, takoj shumë tifozë dhe ata duan të ëndërrojnë. Lopetegui nuk është një emër që i bën të ëndërrojnë.

“Ka disa emra që të bëjnë të ëndërrosh dhe të tjerë që nuk të bëjnë: tifozët duhet të ëndërrojnë.

“Ka pasur disa periudha, po mendoj për atë të Berlusconi-t, në të cilat emri i trajnerit nuk ishte shumë i rëndësishëm sepse klubi merrte yje. Tani që yjet nuk merren dot, duhet një trajner që t’i bëjë tifozët të ëndërrojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit