Espargaro parakalon Bagnaia në xhiron e fundit dhe triumfon në garën e Silverstone

6 Gusht 2023
14:52
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Aprilia, Aleix Espargaro, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Anglisë në Moto GP, zhvilluar në pistën e Silverstone. Ai fitoi falë parakalimit që bëri në xhiron e fundit ndaj italianit të Ducati, Francesco Bagnaia, që dorëzoi kreun pikërisht kilometrat e fundit të garës.

Një garë e dueluar deri në fund, ku të dy pilotët garuan “rrotë më rrotë” mes tyre për fitoren. Në fund, Espragaro arriti të bëjë një parakalim të jashtëzakonshëm, duke korrur suksesin e parë sezonal. Gjithsesi, Bagnaia ruan kreun e renditjes provizore në MotoGP, duke thelluar diferencën me rivalët.

Në vendin e tretë u rendit Brad Binder me KTM, duke kompletuar podiumin e garës së parë pas pushimeve verore. Gara u zhvillua në një pistë të lagur, që nisi pas disa xhirosh, duke bërë që pilotët të jenë të kujdesshëm. Gjithsesi, disa prej tyre e mbyllën para kohe garën, si vëllezërit Marquez e Bezzecchi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit