Janë luajtur ndeshjet e raundit të tretë të Euroleague në basketboll për meshkuj dhe surprizat kanë qenë të shumta. Humbjen e parë sezonale pësoi ekipi kampion i Panathinaikos. Grekët u mundën 84-80 nga debutuesit e Paris Basketball.
Humbje edhe për spanjollët e Real Madrid, që u mundën 76-72 në derbin me Baskonia Gasteiz. Një ditë e errët ka qenë edhe për ekipet italiane, teksa janë mundur si Armani Milano ashtu dhe Virtus Bologna.
Surpriza e deritanishme është skuadra serbe e Crvena Zvezda, që kryeson klasifikimin e vetme me pikë të plota pas tri raundeve të para. Serbët fituan 76-57 në fushën e Fenerbahce. Mirë u paraqit edhe Barcelona, që mundi 86-71 Monaco.
Euroleague-Raundi i tretë
Alba Berlin – Villeurbanne, 84-79
Fenerbahce – Crvena Zvezda, 57-76
Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes, 93-91
Olympiacos – Armani Milano, 89-68
Virtus Bologna – Zalgiris Kaunas, 68-71
Paris Basketball – Panathinaikos, 84-80
Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 76-72
Partizan Beograd – Bayern Munich, 86-78
Barcelona – Monaco, 86-71