EUROPA LEAGUE: Skena të tmerrshme në Rumani (FOTO)

1 Gusht 2019
20:10
back button

Ndeshjet e kthimit në turin e dytë të Europa League janë duke u zhvilluar sot për të ulur kështu siparin, por incidentet nuk janë vetëm në stadium ndonjëherë, por edhe në fushë, aty ku në Universitatea Craiova-Honved, ai që e ka pësuar është portieri i ekipit hungarez.

Në minutën e 40-të të pjesës së parë, Rubi Levkovich, portieri i Honved, pas një përplasje me kundërshtarin, ka rënë pa ndjenja në tokë dhe të gjithë janë frikësuar. Eshtë dashur ndërhyrja e ambulancës për ta çuar në spital. 

Portieri mbetet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit