Europa League: Torino kualifikohet në “play off”, Bakaj me shokë shmangin humbjen

15 Gusht 2019
20:55
Denis Hakanaj
back button

Torino ka barazuar 1-1 me ekipin bjellorus të Elis Bakajt, Shakhtyor Soligorsk, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Europa League dhe është kualifikuar në fazën “play off”.

Ky takim ka qenë një formalitet për italianët, të cilët kanë kursyer Bakajn me shokë pas fitores së thellë 5-0 të marrë në ndeshjen e parë.

Takimi është zhbllokuar në minutën e 81-të nga një magji e Simone Zaza-s. Sulmuesi a bërë gjithçka vetë: në fillim ka shpërthyer në krahun e djathtë, më pak ka shmangur kundërshtarin me një prekje të bukur me thembër dhe ka dërguar topin në rrjetë me të majtën.

Gjithsesi, vendasit kanë arritur ta shmangin humbjen falë golit të realizuar me penallti nga Yanush në minutën e 91-të.

Skuadra e Mazzarri-t do të përballet në “play off” me fituesen e cciftit Wolves-Pyunik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit