EUROPA LEAGUE: Tottenham bën detyrën ndaj LASK, Bale kthehet 4 vite mbrapa (Video)

22 Tetor 2020
22:55
Denis Hakanaj
back button

Tottenham ka mundur 3-0 LASK-un në ndeshjen e parë të Grupit J të Europa League.

Spurs i kanë siguruar tri pikët në pjesën e parë falë një goli të Lucas (18′) dhe një autogoli të Andrade (27′).

Në pjesën e dytë ka ardhur goli i tretë për skuadrën e Jose Mourinho-s, i shënuar nga Son (84′).

Ka qenë një natë për t’u harruar për Gareth Bale, që për herë të parë që nga 2016-ta (Real Madrid-Sporting) nuk ka bërë asnjë gjuajtje në portë dhe nuk ka krijuar asnjë rast për shokët e skuadrës së tij në një ndeshje si titullar.

Bashkë me Spurs në krye të Grupit J janë edhe belgët e Antwerp, që kanë mundur 2-1 Ludogorets në transfertë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit