EUROPA LEAGUE: Tottenham dhe Leicester bëjnë detyrën, ekipet britanike rishkruajnë historinë (VIDEO)

10 Dhjetor 2020
23:11
Denis Hakanaj

Mbrëmje e suksesshme për ekipet angleze në Europa League. Për herë të parë që nga shtatori i vitit 2001, pesë skuadra britanike kanë fituar në të njëjtën ditë në Kupën UEFA/Europa League.

Dy prej këtyre skuadrave kanë qenë Tottenham dhe Leicester.

Spurs kanë mundur 2-0 në shtëoi Antëerp dhe kanë fituar Grupin J. Golat që kanë vendosur ndeshjen janë shënuar në pjesën e dytë nga Carlos Vinicius (57′) dhe Lo Celso (71′).

Fitore me të njëjtin rezultat edhe për Leicester kundër AEK-ut. Golat janë shënuar nga Under në minutën e 12-të dhe nga Barnes në të 14-ën.

Një fitore kjo që ka ndihmuar Dhelprat të fitojnë Grupin G.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit