Europa League: United “hipotekon” gjysmëfinalet në Granada, Slavia “shtang” Arsenal-in në minutën e 93-të (Video)

8 Prill 2021
22:59
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka marrë një fitore 2-0 në çerekfinalen e parë të Europa League në fushën e Granda-s.

Sfida është vendosur nga një gol i Rashford (31′) dhe një penallti e Fernandes (90′).

Rashford është bërë futbollisti i parë anglez që shënon tetë gola për United në një sezon të një kompeticioni europian (duke përjashtuar ndeshjet paraeliminatore) që nga Bobby Charlton në 1964-65.

Zhgënjen Arsenali.

Topçinjtë kanë barazuar 1-1 në shtëpi kundër Slavias së Pragës.

Pepe ka kaluar në avantazh londinezët në minutën e 86-të, por miqtë kanë arritur të shmangin humbjen me një gol të Holes në minutën e 93-të.

Çerekfinalet e kthimit do të zhvillohen 15 prillin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit