Europiani me Shqipërinë, Sekretari i Federatës Serbe: “Inspirimi ynë vjen vetëm nga futbolli, vendim domethënës”

4 Shkurt 2025
18:24
Telesport
back button

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, ka komentuar vendimin e UEFA-s që Shqipëria e Serbia të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 në vitin 2027.

Lajmi tashmë është zyrtar dhe Radujko e quajti “vendim domethënës”. Sipas tij, ku do të jetë më shumë se turne sportiv.

“Mendoj se ky do të jetë turneu më i madh i futbollit në historinë e vendit tonë, ngjarje që do t’i tregojë botës se çfarë është e mundur kur njerëzit fokusohen në qëllim të përbashkët. Inspirimi ynë do të vijë vetëm nga fuqia e futbollit”.

“Ky turne do të jetë një trampolinë për përmirësimin e stadiumeve dhe ambienteve të tjera të futbollit në të gjithë vendin, gjithmonë me mbështetjen dhe vizionin e UEFA-s”.

Federata Shqiptare e Futbollit gjithashtu e quajti vendim historik organizimin e Euro 2027 të moshës U21, porsa lajmi u zyrtarizua sot me vendim nga UEFA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit