Fenerbahce e Hapoel komandojnë renditjken e Euroleague, fitojnë edhe Real Madrid e Barcelona

24 Janar 2026
13:01
Telesport
back button

Hapoel Tel Aviv dhe Fenerbahce janë dy ekipet që kryesojnë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj pas takimeve të raundit të 24-t. Kampionët turq në fuqi fituan 84-71 ndaj Baskonia Gasteiz dhe “kapin” skuadrën izraelite, që u mund në Beograd.

Këto dy skuadra kanë nga 16 fitore (edhe 7 humbje secila), po aq sa edhe Real Madrid e Barcelona (nga 8 humbje secila), por ekipet spanjolle kanë nga një ndeshje më shumë. Real mposhti 90-78 Monaco, ndërsa katalanasit fituan 98-91 në Francë ndaj Villeurbanne

Në ndeshjet e fundit spikat fitorja e Olympiacos, 74-68 në Turqi ndaj Anadolu Efes, ndërkohë që është mundur Panathinaikos, 75-71 nga Maccabi Tel Aviv. Zhgënjejnë sërish dy ekipet italiane të Armani Milano e Virtus Bologna, jashtë zonës play out.

Euroleague-Raundi i 24-t

Anadolu Efes – Olympiacos, 68-74

Maccabi Tel Aviv – Panathinaikos, 75-71

Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 82-86

Bayern Munich – Valencia Basket, 93-89

Real Madrid – Monaco, 90-78

Paris Basketball – Dubai Basketball, 79-99

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 84-71

Virtus Bologna – Crvena Zvezda, 93-102

Partizan Beograd – Hapoel Tel Aviv, 104-101

Villeurbanne – Barcelona, 91-98

Lajme të tjera

Lajmet e fundit