Pas Meksikës, edhe vendi tjetër organizator, SHBA siguron biletën për në raundin tjetër. Kombëtarja vendase e udhëhequr nga Mauricio Pochettino mposhti 2-0 Australinë, në sfidën e dytë të grupit D, e luajtur në Seattle.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një topi të futur në zonë nga Folarin Balogun, ishte Cameron Burgess i pafat që dërgoi topin në portën e tij.
Në minutën e 13-të, Austrlia kishte një shans të mirë për të barazuar shifrat, por goditja e Matheë Leckie nga distanca, e cila përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 43-të, Alex Freeman dyfishon shifrat për amerikanët, pas një aksioni që nisi nga një goditje dënimi. Për golin e Freeman u desh edhe ndërhyrja e VAR-it, që konfirmoi rregullsinë e golit. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për vendasit.
Në minutën e 52-të, SHBA kishte një mundësi të mirë, por goditja e Folarin Balogun u bllokua në momentin e fundit.
Në minutën e 62-të, Nestory Irankunda mund të kishte bërë vetë më mirë, por pasi për Cristian Volpato, goditja e dobët e të cilit shkoi lart mbi traversë.
Deri në fund nuk pati asnjë rast të rrezikshëm. SHBA përfundimisht fiton 2-0.







