Ferrari surprizon me risinë në pjesën e pasme, Leclerc: Jemi mirë, por të gjithë po fshehin diçka

20 Shkurt 2026
10:16
Telesport
back button

Kur duhen edhe gati dy javë nga nisja e botërorit të Formula 1, të gjitha skuadrat janë duke mbyllur në Bahrein testet e fundit dimërore. Ferrari është mes skuadrave që ka treguar stabilitet si në Barcelonë ashtu dhe në Bahrein, duke qenë e shpejtë dhe pa probleme të mëdha teknike.

Madje “kokëkuqja” befasoi të gjithë në testet e kësaj jave, kur pjesa e bishtit të pasëm u rrotullua 360 gradë. Për të gjithë u konsiderua si një surprizë që mund t’i japë një avantazh të madh makinës italiane, që synon të rikthehet në majë pas gati dy dekadash në ndjekje të titullit.

Piloti monegask Charles Leclerc komentoi pozitivisht për punën e bërë nga deri më tani: “Testet kanë dhënë rezultate pozitive. Mendoj se jemi përgatitur mirë për Australinë, ku zhvillohet gara e parë. Megjithatë, mendoj se të gjithë po e fshehin potencialin e tyre të vërtetë.”

Look How Different Ferrari’s Rear Wing Update Is! 🤯

Lajme të tjera

Lajmet e fundit