Një kros nga Barella në minutën e 37-të sapo zhbllokoi ndeshjen Feyenoord-Inter!
Sulmuesi Thuram shënoi me lehtësi në gjysmë-kërcim, duke gjetur rrjetën dhe duke i dhënë avantazhin 0-1 skuadrës zikaltër. Interi deri tani menaxhoi lojën, por pa rrezikuar mjaftueshëm.
Menjëherë pas golit të Thuram, Lautaro Martinez provoi nga distanca një gjuajtje të befasishme, por portieri i skuadrës pritëse e ndali topin pranë shtyllës së dytë.
Lajmi i mirë i mbrëmjes është aktivizimi i Kristjan Asllanit si titullar. Mesfushori shqiptar mori besimin e trajnerit Inzaghi për ta nisur nga minuta e parë në një ndeshje të rëndësishme europiane dhe ky është sinjal i shkëlqyer për vetëbesimin e Asllanit.
Urojmë që Asllani të shkëlqejë këtë muaj me Interin, sidomos sepse përpara janë ndeshjet e kombëtares shqiptare me Anglinë dhe Andorrën.





