“Fiksimi im nuk janë paratë, ja pse dështoi marrëveshja me Tottenham”

10 Qershor 2021
9:25
Alfred Lleshi
back button

Në aspektin ekonomik, Conte dëshiron të sqarojë: “Nëse fitoj shumë? Unë fitoj sa meritoj. Tregu i bën shifrat, rezultatet e arritura, puna e bërë ndër vite. Por, përtej kësaj më lejoni të them që, nëse problemi im ose fiksimi im ishin paratë, në të kaluarën do të kisha qëndruar atje ku isha.

Do të kisha pranuar kompromise dhe ndoshta të fitoja rinovime kontratash, duke vepruar gjithashtu si një “çadër e artë”. Në vend të kësaj unë shikoj projekte dhe jam i gatshëm të qëndroj në shtëpi, nëse nuk më bindin. Është një çështje vizioni, serioziteti, ndershmërie intelektuale dhe parimesh, nga të cilat nuk largohem”.

Pas lamtumirës nga Interi, kishte kontakte për të ndërmarrë menjëherë një aventurë e re. Me Tottenham negociatat nuk shkuan mirë, ndoshta për shkak të mungesës së shansit të famshëm fillestare prej 1% për të fituar, mbi të cilën Conte fillon të ndërtojë rrugën:

“Në përgjithësi, më pëlqejnë sfidat dhe kam treguar se gjithmonë kam pranuar shumë prej tyre, sepse edhe klubet e mëdha nuk i ishin kurrë favoritë, kur i kam marrë në dorëzim. Por, nëse ka diçka që nuk më bind, unë preferoj të mos pranoj”.

Conte sqaron fiksimin e tij me fitoret: Ne paguhemi shumë, duhet të jemi ekselentë

“Moratti më befasoi me fjalët, pastaj më telefonoi dhe kërkoi falje”

Conte kthehet në Milano: Mirënjohja e tifozëve vlen për mua sa një titull

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit