Fitoi gjithçka në “Anfield”, flet kapiteni: Ky mund të jetë viti im i fundit te Liverpool

12 Nëntor 2025
9:18
Telesport
back button

Një nga ikonat e Liverpool të Jurgen Kloop dhe së fundi me Arne Slot mund të largohet në fund të sezonit. Pas tetë vitesh në “Anfield”, Andy Robertson mund të jetë duke arritur në fund të mandatit të tij me “reds”.

Kontrata e mbrojtësit skocez me Liverpool skadon në verën e vitit 2026 dhe aktualisht nuk ka negociata në lidhje me një rinovim. Kjo nuk e shqetëson Robertson: “Liverpool ka bërë gjithçka për mua në gjithë këto vite”.

Çfarëdo që të ndodhë do të ndodhë prapa skenave. Në përgjithësi, nuk jam i shqetësuar për këtë situatë. Nëse do të jetë viti im i fundit këtu ashtu qoftë. Nëse jo, do të qëndroj“, komentoi Robertson për situatën e tij kontraktuale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit