Fitorja e dytë për skuadrën e Vale Rossi, rrëzohet kryesuesi i botërorit, rihapet gara për titull

24 Shtator 2023
13:40
Telesport
back button

Piloti italian Marco Bezzecchi, që piloton me skuadrën e Mooney VR46 Team (motor Ducati), fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Indisë në MotoGP. Ky është suksesi i dytë për Bezzecchi në karrierë, të dyja me skuadrën e legjendës Valentino Rossi, që këtë sezon është mes protagonistëve.

Një garë e domionuar nga Bezzecchi, që u shkëput që në fillim dhe mbërriti në finish me një avantazh prej 8 sekondash nga ndjekësit. I dyti u rendit spanjolli i Ducati Pramac, Jorge Martin, ndërsa në podium rikthehet pas një kohe shumë të gjatë edhe francezi i Yamaha, ish-kampioni i botës, Fabio Quartararo.

Kështu, kjo garë konfirmoi dominimin e motorit italian Ducati, por ai që zhgënjeu është kampioni i botës në fuqi, Franceco Bagnaia. Ai u rrëzua në këtë garë dhe tashmë rrezikon titullin, pasi ka vetëm 13 pikë avantazh ndaj Jorge Martin dhe 44 pikë epërsi ndaj Bezzecchi, ndaj dhe gara për titull është rihapur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit