Flick lartëson holandezin: Shumë i rëndësishëm për ne, po luan në nivele të jashtëzakonshme

10 Nëntor 2025
7:53
Alfred Lleshi
back button

Hansi Flick pa dy fytyrat e Barcelonës në fitoren ndaj Celta në Balaídos: një pjesë e parë me gabime, por me sulm të mirë, dhe një të dytë plot dominim. “Jam i kënaqur me ekipin, para pushimit. Në pjesën e parë gabuam më shumë, por me topin luajtëm mirë. Në të dytën dominuam më shumë”, – tha trajneri gjerman.

Ai e quajti ndeshjen një pikë kthese: “Në futboll nuk ka rëndësi e kaluara. Pjesa e dytë na jep besim për ndeshjet e ardhshme. Më pëlqeu presioni që krijuam ndaj kundërshtarit”. Falë kësaj fitoreje dhe barazimit të Real Madridit në Vallecas, Barça afrohet në tri pikë: “Është mirë të ushtrojmë presion ndaj Real Madridit, sidomos para pushimit”.

Heroi ishte Robert Lewandowski me një “hat-trick”: “Pas dëmtimit, pashë një Lewandowski ndryshe, pozitiv. Këto tre gola janë shumë të rëndësishëm për të dhe për ne”. Për Flick, edhe Frenkie de Jong shkëlqeu: “Kontrolloi ndeshjen, po luan në nivel të jashtëzakonshëm. Kartoni i kuq ishte i padrejtë, por do ta zgjidhim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit