Flick rikuperon mesfushorin polivalent për ndeshjen e kthimit kundër Interit

3 Maj 2025
9:00
Alfred Lleshi
back button

Lajme të mira për Barcelonën përpara sfidës në kampionat ndaj Real Valladolid dhe, mbi të gjitha, në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, e planifikuar për të martën mbrëma në “San Siro”.

Në stërvitjen e fundit, para transfertës së të shtunës, trajneri Hansi Flick ka rikuperuar mesfushorin Marc Casadó. Futbollisti është stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe është gati të rikthehet në listën e të grumbulluarve.

Casadó, i lindur në Sant Pere de Vilamajor, u dëmtua më 16 mars, gjatë ndeshjes së kampionatit ndaj Atlético Madridit në “Metropolitano”. Bëhej fjalë për këputje të pjesshme të ligamentit të jashtëm në gjurin e djathtë.

Fillimisht u parashikua një mungesë prej rreth dy muajsh, disa menduan se sezoni për mesfushorin e lindur në vitin 2003 kishte përfunduar. Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë, jo vetëm që sezoni i tij nuk ka përfunduar, por Casadó ia ka dalë ta shkurtojë edhe me një javë afatin e rikuperimit. Këtë e raporton gazeta katalanase “Sport”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit