Edhe pse nuk dallohet për risitë në futboll, Carlo Ancelotti këtë sezon po eksperimenton shumë me formacionin e Real Madridit. Arsyeja janë dëmtimet e shumta.
Para ndeshjes me City në Champions League, Real Madridit i mungojnë të gjithë mbrojtësit titullarë, Antonio Rudiger, David Alaba, Eder Militao dhe Dani Carvajal.
AS raporton se mesfushori Aurelien Tchouameni do ta nisë si qendërmbrojtës, bashkë me Raul Asencio.
Lucas Vaqzuez u dëmtua keq në derbin me Atletico Madrid dhe do të mungojë thuajse një muaj. Kjo bën që krahu i djathtë të ketë surpriza. Ancelotti pritet të përdorë aty një lojtar tipik të majtë, Ferland Mendy.







