Kylian Mbappé reagoi ashpër në rrjetet sociale ndaj deklaratave raciste të senatores paraguajane Celeste Amarilla, të bëra pas fitores së Francës ndaj Paraguajit në 1/8-at e Botërorit. Edhe Federata Franceze e Futbollit i dënoi komentet si “të neveritshme dhe të papranueshme”, duke njoftuar se do ta referojë çështjen në prokurori për nisjen e procedurave ligjore.
“Zonjë, ju jeni një grua e neveritshme, e padenjë për postin që mbani. Ju nuk përfaqësoni Paraguajin, një vend që tregoi pasion dhe nder gjatë gjithë turneut, – shkroi kapiteni i Francës në “X”. – Me papërgjegjshmërinë dhe racizmin tuaj të hapur, bota tashmë ka harruar rrugëtimin historik të lojtarëve tuaj, duke mbajtur mend vetëm një grua të paaftë që i jep vendit të saj imazhin më të keq të mundshëm. Nuk do të lejoj kurrë njerëz si ju të përhapin urrejtje dhe racizëm në mbarë botën”.
Amarilla e kishte quajtur Mbappén “kamerunas të kolonizuar që shtiret si francez, i pasur i ri, arrogant dhe i shëmtuar”, si edhe “një brutal që nuk ka mësuar kurrë të shkruajë”, duke shtuar se Paraguaji duhej “t’i kishte dhënë një shuplakë në fund të ndeshjes”.
Madame Celeste Amarilla,
Vous êtes une femme méprisable et indigne de sa fonction.
Vous ne représentez pas le Paraguay, ce pays qui a transpiré la passion et l’honneur tout au long de la compétition. Par votre inconscience et votre racisme décomplexé, le monde entier a déjà… pic.twitter.com/EnYmgQXvPL— Kylian Mbappé (@KMbappe) July 6, 2026







