Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të kthehet në ring më 11 prill, në një duel që do të zhvillojë në stadiumin e Tottenham (Londër) ndaj Arslanbek Makhmudov.
Pasi humbi dy herë ndaj Oleksandr Usyk në vitin 2024, Fury njoftoi tërheqjen e tij në fillim të vitit të kaluar. Tani, ai e ka përmbysur këtë vendim dhe konfirmon se ka ambicie për t’u bërë kampion bote për të tretën herë.
Usyk nxori vacant titullin e kategorisë WBO, por ende mban titujt e unifikuara botërore të peshave të rënda në kategoritë WBC, IBF dhe WBA. Për pasojë, Fury do ta mirëpriste një ndeshje trilogjie me ukrainasin.
“Ai dëshiron të jetë më i miri. Kështu ka qenë gjithmonë. Më ka thënë se dëshiron të luftojë përsëri me Usyk“, deklaroi menaxheri i njohur Frank Warren për “Sky Sports News”.
Më tej, promotori i Fury shtoi: “Tyson është një njeri luftarak. Ai e do sfidën. Ai shkon në palestër dhe kur fillon stërvitje serioze, ai dëshiron të shohë një rezultat përfundimtar dhe rezultati përfundimtar për të është luftimi”.
“Për mua, ai nuk ka nevojë të luftojë. Ai e ka çimentuar trashëgiminë e tij. Por ai po vazhdon të luftojë dhe do të jetë një shtesë e shkëlqyer në skenën e peshave të rënda. Ai është një personalitet i shkëlqyer. Turmat dalin për të, ky është një moment i madh për karrierën e tij“, tha Warren.
Wardley është bërë kampioni i WBO në peshat e rënda, ndaj Fury do të ketë mundësi të tjera përtej Usyk. “Edhe kjo është një sfidë e mirë. Fabio do të boksojë në fund të prillit, në fillim të majit. Do të njoftojmë se me kë do të luftojë,” tha Warren.
“Ky divizion i peshave të rënda është në zjarr, ka disa duele të shkëlqyera. Për Fury kjo është një ndeshje rikthimi e vështirë për mua. Por nëse ia del mbanë, do të shohim se ku do të shkojmë“, shtoi promotori i njohur i boksit.







