Girona, trajneri Michel “zgjedh” rivalët e Champions-it: “Një skuadër dua ta shmang”

7 Maj 2024
15:27
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Gironas, Michel pranon se shpreson të shmangë Manchester City-n në Champions League sezonin e ardhshëm.

Fitorja ndaj Barcelona-s të shtunën bëri që Girona të kualifikohej në edicionin e ardhshëm të Champions-it.

Si Girona ashtu edhe City janë në pronësi të City Football Group dhe Michel tha: “Nuk do të më pëlqente, ka shumë skuadra më tërheqëse për mua.

“Ne jemi nga grupi i Cityt dhe duke e njohur Pep, ai do të përpiqet të na shpërbëjë dhe ai ka një shans të mirë për ta bërë këtë.

“Ka shumë skuadra me shumë histori dhe do të ishte më mirë sikur të vinin Bayern ose Liverpool”.

Michel tha gjithashtu tha për Cadena SER:

“Nuk kemi shumë zgjidhje. Nëse duhet të shesim, do të shesim, por ne nuk jemi një klub që tani mendojmë më shumë për çështjet jashtë fushës. Për lojtarë të huazuar si Savinho, Pablo, Eric, Couto…

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por pjesa tjetër kanë një kontratë dhe shpresoj të qëndrojnë me ekipin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit