Gjimshiti legjendë, por mos harroni Ismajlin! Përfshihet në formacionin e javës në Serie A

24 Shtator 2024
16:57
Telesport
back button

Ardian Ismajli po kalon vitet më të mira të karrierës. Ai nuk ka asgjë më pak se lideri i mbrojtjes së kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, edhe pse në Euro2024 nuk iu dha shansi për të treguar veten.

Ismajli këtë muaj përfitoi nga situata problematike në mbrojtjen kuqezi duke bërë performanca të shkëlqyera me fanellën e kombëtares. Ai tashmë shihet si lider.

Kjo është reflektuar edhe në Serie A, aty ku ai së fundmi është përfshirë në formacionin e javës. Uebsajti i specializuar i statistikave, Whoscored, e ka vlerësuar me notë të shkëlqyer pas performanës kundër Cagliarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit