Gjithçka e lehtë për Juventusin, bardhezinjtë shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë (video)

1 Shkurt 2026
21:34
Telesport
back button

Në “Ennio Tardini”, Parma po përballet me Juventusin, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur 0-2 për bardhezinjtë, të cilët gjetën fillimisht avantazhin pas golit të Gleison Bremer në minutën e 15-të.

Francisco Conceicao krosoi nga goditja e këndit, braziliani kërceu më shumë se mbrojtësit e Parmës dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Në minutën e 37-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Pierre Kalulu, ishte Weston McKennie që shënoi një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë dhe dyfishoi shifrat për bardhezinjtë. Pjesa e parë e dominuar si në lojë dhe në rezultat, mbyllet 0-2 për Juventusin.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit