Gol në sekondat e fundit, Wolves lë me pasoja tifozin kundërshtar

3 Tetor 2019
22:14
back button

Turqit e Besiktas kanë luajtur me anglez e Wolves gjatë mbrëmjes së enjte në stadiumin Vodafone Park të Stambollit.

Teksa për 90 minuta rezultati mbeti i pandryshuar, qendërmbrojtësi i miqve ka shënuar golin e fitores në sekondat e fundit të takimit.

Ishte Boly ai që i dha fitoren skuadrës së Premier League duke fituar tri pikë të rëndësishme, por rrjeta e tij ka shkaktuar një viktimë.

Një prej tifozëve vendas ka pësuar një infarkt në shkallët e stadiumit dhe atë ja ka shkaktuar goli i skuadrës kundërshtare.

Tifozi ndodhet në spital dhe gjendja e tij është e rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit